Rama te Muri i Lotëve në Izrael: Uroj që Zoti, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!
26 janar 2026
| 13:01
Gjatë qëndrimit në Izrael, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur edhe në vendin e quajtur si Muri i Lotëve.
Mediat izraelite kanë publikuar foto të kryeministri Edi Rama nga Muri i Lotëve si edhe shënimin e lënë prej tij.
“Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!”, ka shkruar Rama.




