Osmani thekson rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve

26 janar 2026 | 15:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.

Tutje, presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Gashi shpall të pavlefshme dëftesat e vitit Xl ,…