ZKA-ja nis auditimin e furnizimit me barna nga MSH-ja

26 janar 2026 | 21:09

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar se ka filluar auditimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe disa komunave Lipjan, Gjilan, Rahovec, Mitrovicë e Jugut dhe Ferizaj lidhur me furnizimin me barna për kujdesin shëndetësor parësor dhe sëmundjet e rralla gjatë periudhës 2022–2024.

Sipas ZKA-së, auditimi do të përqendrohet te planifikimi, kontraktimi, shpërndarja dhe menaxhimi i barnave, me qëllim rritjen e efikasitetit në sektorin shëndetësor.

Auditimi do të vlerësojë nëse Ministria e Shëndetësisë ka vepruar në mënyrë ekonomike dhe efikase në furnizimin dhe shpërndarjen e barnave. Në njoftim theksohet se, sipas raportimeve mediatike, edhe pse Qeveria ka ndarë buxhet të konsiderueshëm për këto barna, vazhdojnë të regjistrohen mungesa.

“Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë përmbush vetëm 35–40% të nevojave reale për disa barna, duke detyruar komunat dhe qytetarët që t’i sigurojnë vetë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Çfarë ndodhi realisht në Venezuelë dhe pse duket se Shtetet…