ROMANI “MISIONI RUS” I IBRAHIM KADRIUT TE PËRKTHEHET NË GJUHËN ANGLEZE

27 janar 2026 | 00:40


Ismet Sylejmani,

Kërkesë për gjetjen e mundësive që romani “Misioni rus” të përkthehet anglisht nga ndonjë botues amerikan!

Romani “Misioni rus” i Ibrahim Kadriut trajton ngjarje që lidhen me vitin 1912, gjatë Luftërave Ballkanike, kur: Serbia pushtoi Kosovën dhe territore të tjera shqiptare!

Popullsia shqiptare u përball me dhunë, masakra dhe dëbime!

Perandoria Osmane po tërhiqej nga Ballkani, duke lënë një boshllëk pushteti!

Ngjarjet zhvillohen në prag të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës mbetën jashtë kufijve të shtetit të ri shqiptar!

Në planin politik, romani pasqyron: Politikën ekspansioniste të Serbisë, e cila synonte zgjerimin territorial, mbështetjen e Rusisë cariste ndaj Serbisë, si aleate sllave dhe ortodokse!
Ndërkaq rolin e misionit rus në ushtrinë serbe, i cili kishte funksion: diplomatik, propagandistic dhe ideologjik!
Misionarët rusë përpiqen ta paraqesin pushtimin si të ligjshëm dhe “çlirimtar”, duke maskuar krimet ndaj shqiptarëve!

Ibrahim Kadriu, përmes këtij romani: denoncon padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve të Kosovës, kritikon hipokrizinë e diplomacisë ndërkombëtare!

Romani ka karakter historik-politik, por edhe dëshmues, sepse mbështetet në fakte reale historike!

Në roman prezantohet edhe propaganda ruse duke përgatitur hoxhallarë me qëllim që, përmes hoxhallarëve të zhvillohet propaganda te shqiptarët myslimanë që të shpërngulen nga tokat e tyre dhe të shkonin në Turqi (që t’iu mbesin kolonëve serbë)!

Për këtë është edhe shembulli konkret i klerikut i cil, për njëzet vjet rresht, ka mbajtur predikim në xhaminë kryesore të Prizrenit, kurse pirzrenasit nuk e kanë ditë se ishte rus! Deri tash ky roman është botuar në gjuhët: frënge, kroate, turke dhe gjermane!

Me nderime,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 27 Janar 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur mendojmë për moshën e Tokës, imagjinojmë shpesh malet si…