Arrestimi i tre zyrtarëve të komunës, Rama: Do të ofrojmë bashkëpunim të plotë, askush mbi ligjin

27 janar 2026 | 14:04

Tre zyrtarë të komunës së Prishtinës janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se komuna do të jetë bashkëpunuese me organet e rendit.

“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe  funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës.Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik. Në këtë frymë, kryeqyteti, Prishtina  mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush mbi ligjin!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CR7-a tregohet mjaft i kujdesshëm për datat e rëndësishmë në…