Zgjerohen hetimet, Pula: Të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve

27 janar 2026 | 14:38

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga prokuroria e shtetit, Laura Pula, ka bërë me dije se të gjitha prokuroritë në Kosovë tashmë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve në drejtim të personave, të cilët faktikisht kanë manipuluar apo falsifikuar procesin e numërimit të votave.

Në një prononcim për “IndeksOnlinen”, ajo ka thënë se secila prokurori po pret rezultatet përfundimtare për të vazhduar hetimet e mëtejshme.

Pula ka theksuar se për vepër penale të falsifikimit parashihet dënimi deri në pesë vjet meqë janë persona zyrtarë të emëruar.

“Hetimet do ta tregojnë se si është bërë ky falsifikim i rezultateve, asnjë nga ta nuk do të amnistohet dhe asnjëri që e ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në…