BE-ja shpall sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të Gardës Revolucionare në Iran
Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të vendosë sanksionet e para kundër anëtarëve të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Kjo vjen si kundërpërgjigje për shtypjen e dhunshme të protestave në Iran në javët e fundit.
Sanksionet do të përfshijnë ndalime vizash dhe ngrirje asetesh për 21 individë dhe subjekte. Vendimi i BE-së pritet të finalizohet të enjten kur ministrat e Jashtëm të BE-së të takohen në Bruksel, sipas burimeve diplomatike të paidentifikuara të cituara nga AFP.
Sanksionet do të përfshijnë edhe ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individët, si pjesë e përgjigjes së BE-së ndaj shtypjes vdekjeprurëse të protestave masive në vend.
Sanksionet e reja vijnë mes presionit në rritje ndaj BE-së për ta listuar Gardën Revolucionare si një “organizatë terroriste”, me Italinë që mbështet propozimin.



