Rinumërohen rreth 90 % e votave

29 janar 2026 | 07:59

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit.

Sipas përditësimit më të fundit të KQZ-së, deri në mëngjesin e së enjtes  janë rinumëruar 2,244 vendvotime, që përbëjnë 87,76%  të totalit prej 2,557 vendvotimeve të parashikuara për rinumërim.

Ky proces, i cili ka nisur më 13 janar 2026, ka përfunduar tashmë  plotësisht në 30 komuna.

Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, teksa pas shqyrtimit të ankesave që mund të paraqiten, pritet të procedohet me certifikimin e rezultateve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 27 vjet nga masakra që u bë në…