Manipulim i rezultateve të votimit në Malishevë – këta janë 59 të dyshuarit, 15 të ndaluar për 48 orë

29 janar 2026 | 10:29

Sinjali sjell ekskluzivisht lajmin e plotë lidhur me hetimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Malishevë, ku 59 persona, të angazhuar si komisionerë zgjedhorë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, janë intervistuar si të dyshuar.

Sipas informatave të publikuara nga Sinjali, më 23 janar 2026 rreth orës 08:30, pas pranimit të urdhëresës nga Prokurori i Shtetit, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive hetimore ndaj personave që dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e administrimit dhe përpunimit të rezultateve zgjedhore.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

15 persona të ndaluar për 48 orë

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 15 nga 59 të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa pjesa tjetër është liruar në procedurë të rregullt, por mbetet nën hetim aktiv për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Hetimet lidhen me dyshime serioze për: ndërhyrje në numërimin e votave, mospërputhje të rezultateve përfundimtare, manipulim të procesverbaleve dhe dokumentacionit zgjedhor.       

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti mund të zgjerohet edhe në zona të tjera, përfshirë Gjakovën dhe komuna të tjera, nëse konfirmohen elemente të reja të veprës penale.

Këta janë 59 të dyshuarit: Shkelqim Krasniqi, Arbër Kastrati, Donjetë Pajaziti, Ekrem Krasniqi, Leonita Zulfaj, Gentrit Kryeziu, Rinesa Zulfaj, Endrit Bytyqi, Sahit Kastrati, Albesa Krasniqi, Gazmend Zabelaj, Isuf Mazreku, Antigona Binishi, Lorik Hazrolli, Fitim Paçarizi, Njomza Guncati, Florent Kafexholli, Ardit Morina, Eliona Kryeziu, Kujtim Bytyqi, Dafinë Bashota, Endrit Hazrolli , Agim Paqarizi, Albinë Kryeziu, Hasan Jonuzaj, Denis Zogaj, Yllgzon Krasniqi , Arxhend Pintolli, Festina Bibaj, Arben Mazreku , Mergim Krasniqi, Leotrim Zogaj, Erita Paqarizi, Shpresa Shurdhaj, Ardit Berisha, Besa Mazreku, Bedri Kafexholli, Drilon Bytyqi, Rina Morina, Ilir Shala, Erjon Pintolli, Nexhat Krasniqi, Kastriot Mazreku, Flamur Hoti, Aldon Kryeziu, Alketa Shehu, Enis Hoti, Leotrim Hoti, Endrit Hoxha, Astrit Hoxha, Eronë Kryeziu, Nderim Bytyqi, Edon Kastrati , Mirlinda Kryeziu.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa Prokuroria po analizon materiale zgjedhore, deklarata, prova dokumentare dhe elektronike, të cilat pritet të jenë vendimtare për epilogun e këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka ofruar mbështetjen për ndërmarrjen komunale “Pastrimi”…