Gjesti rikthehet me “Memories”, këngën që do t’ju përlotë

29 janar 2026 | 20:31

Pas një periudhe të vështirë shkëputjeje nga skena muzikore, artisti i njohur Gjesti është rikthyer sot me një projekt që mbart peshë të madhe emocionale.

Këngëtari sapo ka publikuar baladën e tij më të re me titullin “Memories”, një dedikim prekës që vjen pas tragjedisë familjare që e mbajti atë larg syrit të publikut – vdekjes së vëllait të tij 15-vjeçar në një aksident në shtator të vitit të kaluar.

“Memories osht ni kangë qe e kom shkru me lot edhe e kom pase shume vështirë me iniqizu. Jam mundu me kursy familjen tem mos me i merzite shume”, ka shkruar Gjesti, teksa ka njoftuar për publikimin e këngës.

Për të sjellë këtë rrëfim personal në mënyrën më të pastër, Gjesti është kujdesur vetë për tekstin dhe vijën melodike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Ardian Kastrati, ka…