Ramabaja paralajmëron ndikimin e Beogradit pas vendimit të Kushtetueses

29 janar 2026 | 21:25

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, duke konstatuar se mekanizmat debllokues nuk janë përdorur sipas frymës dhe qëllimit të tyre. Rashiqi u zgjodh pas 27 raundeve votimi, me mbështetjen e deputetëve të LVV-së, LDK-së dhe pakicave joserbe, ndërsa Lista Serbe ishte kundër dhe PDK-ja abstenuan.

Në lidhje me këtë, në Debat Plus, analisti Sadri Ramabaja shprehu shqetësimin e tij për ndikimin e jashtëm në vend.

“Kam drojë legjitime të them se i ka dhënë veto bllokuese një force politike, që është instrument i Beogradit. Këtë do të duhej përmes filozofisë poltike ta shmangte… Beogradi mezi pret ta bllokojë procesin (e konsitutimit të Kuvendit) dhe ta bëj shtetin defunskional siç e ka mbajtur që një periudhë të gjatë, së paku në veri…”, ka thënë Ramabaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka…