Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së
30 janar 2026
| 11:20
Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar ligjëratën e mbajtur nga Gjykata Speciale në gjimnazin “Xhevded Doda” në Prishtinë.
Ai në emisionin “Ora 7” në “Klan Kosova” ka thënë se e njëjta gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme dhe të padrejta duke iu referuar rastit të Salih Mustafës-Calit dhe atij të Pjetër Shalës.
“Kjo gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme, të padrejta, dhe tani që janë të plotfuqishme siç është rasti i Calit dhe Pjetër Shalës edhe vendimi për ne që na ka dënuar”, ka thënë ai.
Haradinaj mes tjerash ka theksuar se problem i ligjëratës së Speciales ka qenë propaganda kundër UÇK-së.
“Problemi ka qenë propaganda kundër UÇK-së, këto ligjërata nuk mund t’i bëjë askush pa marrë një leje”, ka thënë Haradinaj.



