𝗠𝗯𝗶𝗲𝗺𝗿𝗮 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗲𝘀𝗵 𝗻𝗲̈ 𝗚𝗷𝗮𝗸𝗼𝘃𝗲̈ 𝗺𝗲 𝗽𝗿𝗲𝗷𝗮𝗿𝗱𝗵𝗷𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗛𝗮𝘀𝗶

31 janar 2026 | 01:17

Gjakova, si qytet i Rrafshit të Dukagjinit, përfshin aktualisht 22 fshatra të regjionit të Hasit si dhe regjioneve tjera. Në të kaluarën, pjesë e saj ishin edhe shumica e fshatrave të Hasit që sot ndodhen në Shqipëri.

Përveç lidhjeve gjeografike, kulturore dhe ekonomike, në Gjakovë hasim edhe mbiemra familjesh me prejardhje nga Hasi. Këto familje kanë ardhur kryesisht nga vitet 1700 deri rreth vitit 1940. Edhe pas kësaj periudhe ka pasur ardhje nga Hasi, por jo gjithmonë me ruajtje të mbiemrit të fshatit të origjinës.

Mbiemri i fshatit është mbajtur për identifikimin e origjinës dhe për ruajtjen e kujtesës familjare.

Në Gjakovë gjenden këta mbiemra:

𝑯𝒂𝒔𝒊, 𝑫𝒐𝒃𝒓𝒖𝒏𝒂, 𝑫𝒐𝒍𝒊, 𝑲𝒖𝒔𝒂𝒓𝒊, 𝒁𝒉𝒖𝒃𝒊, 𝑫𝒆𝒗𝒂, 𝑳𝒊𝒑𝒐𝒗𝒆𝒄𝒊, 𝑹𝒐𝒈𝒐𝒗𝒂, 𝑮𝒆̈𝒓𝒄̧𝒊𝒏𝒂, 𝑩𝒊𝒔𝒕𝒓𝒂𝒛𝒉𝒊𝒏𝒊, 𝑮𝒐𝒍𝒂, 𝑳𝒆𝒕𝒊, 𝑮𝒋𝒊𝒏𝒊, 𝑸𝒂𝒓𝒓𝒊, 𝑮𝒐𝒅𝒆𝒏𝒊, 𝑸𝒖𝒓𝒅𝒊𝒏𝒂, 𝑲𝒓𝒖𝒎𝒂, 𝑹𝒐𝒎𝒂𝒋𝒂, 𝑪𝒂𝒉𝒂𝒏𝒊, 𝑵𝒊𝒌𝒐𝒍𝒊𝒒𝒊, 𝑹𝒂𝒄̧𝒂, 𝑷𝒆𝒓𝒕𝒆𝒔𝒉𝒂𝒏𝒊, 𝑭𝒊𝒓𝒛𝒂, 𝑲𝒂𝒃𝒂𝒔𝒉𝒊,

Po ashtu edhe 𝑯𝒐𝒅𝒂,𝑮𝒖𝒕𝒂, 𝑻𝒂𝒏𝒖𝒔𝒉𝒊, 𝑽𝒐𝒓𝒇𝒊, të cilët sipas autorit janë gjithashtu me prejardhje nga Hasi.

Shumica e familjeve e njohin farefisin dhe përkatësinë fisnore të tyre, si p.sh. familjet 𝑫𝒐𝒃𝒓𝒖𝒏𝒂 dhe 𝑫𝒐𝒍𝒊 që i përkasin fisit Gashi.

✍️𝐿𝑜𝑟𝑖𝑘 𝐿𝑖𝑝𝑜𝑣𝑒𝑐𝑖

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale…