Kandidatura për kryetar mund të mos i “depërtojë” fare në Kuvendin e LDK’së, Hoti i vetëdijshëm për këtë: Ta shohim…

31 janar 2026 | 16:22

Kryeministri, Avdullah Hoti, është i vetmi që deri tani ka paraqitur hapur interesimin e tij për të kandiduar për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të LDK-së, duket se kandidatura e tij s’do të shqyrtohet fare, meqë s’pritet të ketë garë për kryetar.

Hoti para nisjes së Kuvendit të LDK-së, i pyetur nëse do të procedohet kandidatura e tij, ka thënë se pritet të shihet pasi do të ketë një agjendë të Kuvendit.

“Ta shohim, një agjendë do të marrim”, ka thënë Hoti shkurt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i LDK-së ka vendosur që për ofrimin e dorëheqjes…