Mbitërheqjet bankare në Kosovë arrijnë rekordin prej 655 milionë eurosh

01 shkurt 2026 | 21:03

Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 655 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës, të publikuara nga Instituti GAAP, stoku i mbitërheqjeve apo overdrafteve në fund të vitit 2025 ka arritur vlerën prej 655 milionë eurove, një rritje prej 11.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, të publikuara nga Instituti GAP, raporton KosovaPress.

Pjesën më të madhe të kësaj vlere e përbëjnë overdraftet e bizneseve, të cilat në vitin 2025 janë rritur për rreth 49 milionë euro apo 10 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma “Liria ka emër” ka falënderuar artistët e Ferizajt për…