Email-i i një vajze nga Tirana në dosjet Epstein, aplikoi për punë si asistente personale
01 shkurt 2026
| 23:42
Në dosjen voluminoze të Jeffrey Epstein, e cila përfshin mbi 3 milionë faqe dhe është bërë publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një pozicion pune si asistente personale.
Sipas dokumenteve zyrtare, email-i i vajzës me Egerta Terziu, është dërguar në mars të vitit 2017.
Fillimisht, ajo ka kontaktuar një ndërmjetës, emri i të cilit është i redaktuar në dosje, duke i dërguar CV-në dhe duke shprehur interes për vendin e punës.



