Breshëri plumbash, plagoset një person në Lezhë

02 shkurt 2026 | 07:57

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, ku paraprakisht dyshohet për një atentat të ndodhur brenda një berberhaneje.

I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, i cili ndodhet po merr trajtim mjekësor në spital.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë fasadën e biznesit të “bërë shoshë” nga plumbat, ku sipas dyshohet se janë qëlluar mbi 20 plumba, shkruan Euronews.al.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kthesa e Rrilës” ndërsa policia po vijojnë hetimet dhe mbledhjen e provave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se dhjetëra punëtorë…