KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare pa Listën Serbe, OSBE: Të respektohen standardet, po i monitorojmë zhvillimet
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar së është duke monitoruar nga afër zhvillimet në vend pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke miratuar listat përbërëse të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe.
OSBE-ja është e njoftuar se Lista Serbe ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe po pret përgjigje për këtë vendim të KQZ-së.
“Misioni thekson nevojën për respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve zgjedhore, si një mjet për të siguruar siguri juridike dhe trajtim të barabartë për të gjithë garuesit zgjedhorë”, është thënë në reagimin e OSBE-së.
OSBE-ja ka thënë se “do të vazhdojë t’i monitorojë nga afër zhvillimet”.



