Andi Muçiqi: Prindërit tanë po na udhëzojnë të punojmë vazhdimisht dhe të mos gabojmë

02 shkurt 2026 | 11:30

Kryetari i Forumit Rinor të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, dega Kosovë, Andi Muçiqi, mbajti një fjalë rasti në Tiranë me rastin e shënimit të 35-vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Muçiqi theksoi rolin e rëndësishëm të prindërve në edukimin dhe orientimin e brezit të ri, duke vlerësuar kontributin e tyre në udhëzimin e rinisë për të punuar me përkushtim dhe pa gabime. Ai përcolli një mesazh të qartë se rinia e Kosovës është e vendosur të vazhdojë amanetin dhe idealin e çamëve, duke e çuar përpara kauzën e Çamërisë.

“Është nder dhe privilegj për ne të rinjtë në Kosovë që të jemi prezent në këto evente për të mbrojtur kauzën e Çamërisë. Dua t’i falënderoj prindërit tanë që po na udhëzojnë për të punuar në vazhdimësi dhe për të mos gabuar. Një takim i përbashkët i forumeve rinore të Shoqatës në Shqipëri dhe Kosovë do të jetë shpresëplotë për koordinim më të mirë dhe për mbrojtje më dinjitoze të kauzave tona të përbashkëta”, u shpreh Muçiqi.

Andi Muçiqi është djali i kryetarit të Shoqatës “Çamëria” në Kosovë, Nexhmi Muçiqit, dhe aktualisht ushtron funksionin e kryetarit të Forumit Rinor të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, dega Kosovë.

Në fund të aktivitetit, u theksua rëndësia e angazhimit të rinisë në ruajtjen dhe avancimin e çështjes çame në nivel mbarëkombëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka vendosur të mos luajë në ndeshjen e…