Përparim Rama arrin koalicion të gjerë në Prishtinë, VV mbetet jashtë

02 shkurt 2026 | 17:29

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka arritur një marrëveshje për krijimin e një koalicioni të gjerë qeverisës në kryeqytet, pas negociatave me disa subjekte politike.

Burime të afërta me procesin bëjnë të ditur se pjesë e këtij koalicioni do të jenë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), NISMA Socialdemokrate si dhe Lista për Prishtinën. Sipas të njëjtave burime, marrëveshja pritet të bëhet publike zyrtarisht gjatë ditëve në vijim.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, thuhet se do të ketë ndarje të drejtorive komunale në numër të konsiderueshëm, ndërsa menaxhimi i ndërmarrjeve publike komunale pritet t’u besohet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Me këtë konfigurim politik, LDK në Prishtinë pritet të sigurojë shumicë absolute në Kuvendin Komunal, duke lënë jashtë koalicionit Lëvizjen Vetëvendosje, e cila do të mbetet në opozitë në nivel lokal.

Ky zhvillim shënon një rikonfigurim të skenës politike në kryeqytet dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve komunale dhe në vendimmarrjen për politikat lokale gjatë mandatit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se e nisi vitin 2026 në formë jo të…