Zyrtare: Toni Domgjoni i bashkohet Ballkanit
FC Ballkani ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Toni Domgjoni, i cili ka nënshkruar kontratë me nënkampionin e Kosovës.
27-vjeçari vjen si përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës, duke sjellë përvojë të gjerë ndërkombëtare. Domgjoni është produkt i akademisë së FC Zurich, klub me të cilin ka bërë edhe hapat e parë në futbollin profesionist.
Gjatë karrierës së tij, mesfushori kosovar ka luajtur në disa kampionate të ndryshme evropiane dhe aziatike, duke qenë pjesë e Zurich, Vitesse në Holandë, Koper në Slloveni dhe Selangor në Malajzi, para se të transferohej te Ballkani.
Toni Domgjoni ka regjistruar gjithashtu katër paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa pritet të jetë një element i rëndësishëm në planet e skuadrës suharekase për sezonin e ardhshëm.



