Abdixhiku falënderon Slloveninë për mbështetjen ndaj Kosovës

04 shkurt 2026 | 12:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, si dhe ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, sfidat me të cilat po përballet Kosova, si dhe qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së karshi kësaj situate dhe zhvillimeve të përgjithshme politike.

Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer që Sllovenia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e vlerësuar atë si një partnere të rëndësishme për Kosovën në proceset integruese euroatlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona…