Gjini pret delegacionin slloven, theksohet përkrahja për Kosovën në proceset integruese

04 shkurt 2026 | 12:33

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim delegacionin slloven, i përbërë nga Anžej Frangeš, përfaqësues Special i Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Borut Blaj, ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, si dhe Eliška Kersnič Žmavc, shefe e Departamentit për Zgjerim dhe Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Nënkryetari Gjini vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Republikës së Sllovenisë për Kosovën, veçanërisht në proceset integruese dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot…