Rama niset për në Vatikan, do takohet me Papa Leonin

04 shkurt 2026 | 14:16

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur drejt Romës këtë të mërkurë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe delegacioni, pas ftesës së Papa Leonit XIV.

Sipas agjendës së bërë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, Rama do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Pritja do t’i paraprijë audiencës që kryeministri Rama do të ketë me Papa Leonin XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore, raporton “Tv Klan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku Naser Ramadani ka reaguar lidhur me shqetësimet për virusin…