Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të formohet, i kemi 65 vota
Kryetarja e Alternativës thotë se 57 deputetëve të shumicës pritet t’u bashkohen edhe tetë nga komunitetet joshumicë joserbe.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se është e bindur se Qeveria Kurti 3 do të formohet dhe se numrat për krijimin e saj tashmë janë siguruar.
Në emisionin “DPT te Fidani”, ajo tha se shumica parlamentare i ka 65 vota, duke përfshirë deputetët e koalicionit qeverisës dhe mbështetjen e përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë joserbe.
“Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një bashkëpunim prej tetë deputetë nga grupi parlamentar i komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe Rashiqin. Ne nuk jemi takuar ende bashkërisht për të diskutuar formën e votimit në grupin tonë parlamentar”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosova.
Ajo theksoi se koordinimet me deputetët e komuniteteve do të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin që procesi i votimit për formimin e qeverisë të përmbyllet me sukses



