Ambasadori Blerim Reka përfaqëson Kosovën në Senatin e Nju-Jorkut në vigjilje të 18-vjetorit të Pavarësisë

06 shkurt 2026 | 10:17

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në një aktivitet zyrtar të mbajtur në Senatin dhe Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, në kryeqytetin Albany, në vigjilje të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ngjarja u organizua në formë eventi kremtues, ku fillimisht të pranishmëve iu drejtuan senatorja Jessica Scarcella-Spanton dhe asambleisti Charles D. Fall. Në vazhdim, ambasadori Reka mbajti një fjalim rasti para të ftuarve.

“Në Senatin dhe Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, në kryeqytetin Albany, në eventin kremtues në vigjile të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pas fjalës së senatores Jessica Scarcella-Spanton dhe asambleistit Charles D. Fall, të pranimshmëve ju drejtova me një fjalim rasti. Ritheksova se Republika e Kosovës, 18 vite nga pavarësimi dhe 27 vite nga çlirimi është një rrëfim suksesi i shtet-ndërtimit demokratik”, ka shkruar Reka.l në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Ben Blushi Nuk do isha marrë me xhunglën e…