“E kemi lypur tërë ditën nuk e kemi gjetur” – Isak Shabani rrëfen për atentatit ndaj Cipiripit

07 shkurt 2026 | 01:10

Isak Shabani në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin ka folur edhe rreth atentatit të Cipiripit. Ai ka treguar se si e ka zënë Cipiripin në një kafe të Podujevës i pirë.

“Ka qenë shumë i rrezikshëm ai polic, kur i pytshim qytetarët a e keni parë Cipiripin, njëri të thojke Pollad tjetri thojke në Orllan, tjetri në Llupq, qat ditë e kemi lyp tërë kohën dhe nuk e kemi gjetë, dhe vendosem me shku në shtëpi, pasi kemi hy në shtëpi ka ardh një kusheri dhe i ka thënë Zahirit çka keni bo sot, Cipiripi veç po shetit, Pajaziti i thotë na e kemi lyp po se kemi gjetë, dhe kusheriu i thotë që në kafe e kemi parë, ky i thotë që po a, dërgom aty pastaj Zahiri shkon dhe pret para kafes deri sa të del Cipiripi nga aty i pirë dhe siç duket nga ai atentat ai ka mbetur në karrocë por nuk jam shumë i sigurtë”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ndërtesa e UT-së u rrëzua sepse shteti i…