Trump heq tarifat ndaj Indisë

07 shkurt 2026 | 11:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur heqjen e tarifave kundër Indisë, të cilat i kishte vendosur për të dobësuar në mënyrë indirekte tregtinë multi-miliardë dollarëshe të naftës së Rusisë.

Tarifa prej 25 përqind, e futur në gusht, nuk do të aplikohet më duke filluar nga kjo e shtunë, sipas një dekreti të lëshuar nga presidenti Trump.

Ai e justifikoi anulimin e tarifave duke pretenduar se India kishte ndërmarrë hapa për të ndaluar importet e naftës ruse, ndonëse deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë gjë nga qeveria indiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka reaguar…