Kapen 7 kilogramë drogë në Merdarë, prangoset një i dyshuar

09 shkurt 2026 | 13:41

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdarë ka ndaluar një makinë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar  shtatë kilogramë marihuanë me vlerë tregu rreth 35 mijë euro.

Policia ka bërë me dije se veturën e ngiste i dyshuari, mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Pos drogës janë sekuestruar edhe katër vetura, një telefon, nëntë paketime me qese plastike, dy rollne plastike, dy aparate për vakum dhe dy peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokat Halit KRASNIQI Konsistenca e aplikimit të paraburgimit ndaj komisionerëve…