Reagon Majko: Procesi në Hagë po e deformon të vërtetën e Luftës së Kosovës dhe po e amniston Millosheviçin – Turp
Ish-kryeministri i Shqipërisë në periudhën ‘98-‘99, Pandeli Majko ka reaguar ashpër pas seancës së sotme në Hagë, duke e cilësuar tërë procesin gjyqësor të deformuar.
Majko, në një postim në Facebook, është shprehur se ky proces po i amniston dhe arsyeton krimet serbe, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
’’Procesi gjyqësor në Hagë po deformon atë që ka ndodhur në Luftën e Kosovës! Ai fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë një aksioni shtetëror i cili është trajtuar nga e drejta ndërkombëtare, si krim lufte. Ky proces i deformuar në Hagë, po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Milosheviç të akuzuar për krime lufte në Kosovë! Mbas këtij procesi, mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet ti paguajë Serbisë!… Turp!’’, ka shkruar Majko.



