Nju-Jorku nderon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me rezolutë legjislative
Senati dhe Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut kanë nderuar edhe këtë vit përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përmes miratimit të rezolutës legjislative 923/2026.
Rezoluta vë në pah vazhdimësinë historike të Kosovës që nga Dardania antike, duke e trajtuar shtetësinë e saj si pjesë të një trashëgimie të gjatë historike.
Dokumenti po ashtu thekson se pavarësia e Kosovës u arrit përmes luftës çlirimtare dhe ndërhyrjes së NATO-s, të cilat konsiderohen momente kyçe në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetformimit.
Në tekstin e rezolutës vlerësohet progresi demokratik i Kosovës ndër vite, si dhe rikonfirmohet partneriteti i qëndrueshëm dhe strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me këtë vlerësim, shefi i Misionit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke e përmbyllur reagimin e tij me mesazhin: “Thank you, USA!”.
Postimi i plotë i Rekës në Facebook:
Edhe sivjet Senati dhe Asamblea e shtetit të Nju Jorkut, me rezolutë legjislative (923/2026) nderuan 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Rezoluta, konstaton kontinuitetin e Kosovës nga Dardania antike. Thekson se Pavarësia u fitua me luftën çlirimtare dhe ndërhyjen e NATO-s. Shënon progresin demokratik të Kosovës, dhe rikonfirmon partneritetin e saj me SHBA.
Thank you USA!



