“Sot ndjejmë dhimbje”, Salihu: UÇK-ja nuk lindi nga ambicia, por nga nevoja për mbijetesë dhe dinjitet
Ish-kandidati për deputet nga LDK, Lumbardh Salihu, ka reaguar pas kërkesës së Gjykatës Speciale për 180 vjet burgim për ish krerët e UÇK-së, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “UÇK-ja nuk lindi nga ambicia, por nga nevoja për mbijetesë dhe dinjitet.”
“Drejtësia duhet të marrë parasysh historinë, sakrificën dhe kohën në të cilën ndodhën gjërat. Sepse pa e kuptuar kohën, nuk mund të kuptohet e vërteta”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Si pjesë e një brezi që e ka përjetuar presionin e vazhdueshëm dhe realitetin e rëndë të periudhës së paraluftës, është e pamundur të qëndrojmë indiferentë.
UÇK-ja nuk lindi nga ambicia, por nga nevoja për mbijetesë dhe dinjitet.
Sot, përballë proceseve të rënda dhe kërkesave për dënime ekstreme, shumë prej nesh ndjejnë dhimbje, jo urrejtje.
Drejtësia duhet të marrë parasysh historinë, sakrificën dhe kohën në të cilën ndodhën gjërat.
Sepse pa e kuptuar kohën, nuk mund të kuptohet e vërteta.



