Kurti kritikon kërkesën e Prokurorisë së Hagës, në asnjë rresht nuk ua përmend emrat ish-krerëve të UÇK-së

09 shkurt 2026 | 22:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kritikuar kërkesën e sotme të Prokurorisë në Hagë, për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, shkruan Periskopi.

Derisa ka shkruar për kërkesën e Prokurorisë, Kurti nuk përmendi në asnjë vend ish-krerët e UÇK-së.

“Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare”, ka shkruar Kurti.

Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.

UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse. Ajo u zhvillua në rrethanat e okupimit të egër kur dhuna e apart’heidit po shndërrohej në gjenocid shtetëror.

Çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e asaj lufte.

Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosje të asnjë populli tjetër apo të civilëve. Kërkesa e sotme e Prokurorisë në Hagë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit. Ajo injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakum juridik, duke shkëputur veprimet nga realiteti i një lufte çlirimtare.

Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri si dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo orvatje për shtrembërimin e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri prej themeluesve të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,…