Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit nesër në orën 12:00
10 shkurt 2026
| 11:01
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, presidentja Osmani ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.



