Dallaveret me vota, prokuroria në Prizren nis hetimet edhe në komunën e Suharekës
10 shkurt 2026
| 11:27
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka iniciuar hetime me vetiniciativë lidhur me manipulimet me vota në komunën e Suharekës.
“Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës. Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.
Prokuroria ka thënë se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.



