Gjykata Speciale: Lirime me kusht, kontestohen Rubin e Clark
Haxhi Shala, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht në Kosovë nga Gjykata Speciale. Ndërkohë, gjatë ditës në këtë gjykatë, prokuroria ka përmbyllur fjalën saj në rastin gjyqësor për katërshen e UÇK-së.
Ajo njoftoi se Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan pas ofrimit të garancive financiare, Smakaj me 50 mijë euro dhe Fazliu me 40 mijë euro.
Siç bëri të ditur Mujku, këto shuma mund të sekuestrohen nëse ata shkelin kushte të caktuara të lirisë me kusht.
Ndërkaq, Prokuroria e Specializuar kishte kërkuar arrest shtëpiak për Smakajn, por kjo kërkesë u refuzua nga gjyqtari. Bëhet e ditur poashtu se të tre ata do të vazhdojnë të mbahen nën mbikëqyrje, përfshirë monitorimin e kontakteve me dëshmitarët apo viktimat potenciale.
“Treshja e cila është liruar me kusht janë dy raste të ndara, ndonëse të dyja janë për pengim të drejtësisë, gjithsesi njëra është për tentim të pengimit të drejtësisë. Bëhet fjalë për Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun, vendimi për të cilët është marrë me 3 shkurt të këtij viti”.
“Bashkim Smakaj ka ofruar garanci financiare prej 50 mijë eurosh, ndërkaq Fadil Fazliu 40 mijë euro, njësoj si Isni Kilaj. E këto shuma rrezikohen të sekuestrohen nga Dhomat e Specializuara nëse i thyejnë ndonjërin prej 14 kushteve me të cilat janë liruar në Kosovë”, raporton KlanKosova.
“Prokuroria e Specializuar sipas vendimit tashmë të deklasifikuar, një javë më vonë, ka kërkuar që për Smakajn t’i mundësohet vetëm arresti shtëpiak, por gjyqtari e ka refuzuar edhe këtë pasi e ka krahasuar atë edhe me Isni Kilajn e Fadil Fazliun, ndonëse ka bërë të ditur se ata do të vazhdojnë të përgjohen edhe në shtëpi nëse do të kenë kontakte me dëshmitarët apo viktimat potenciale, qoftë të rastit të tyre apo edhe të rasteve të tjera. Veçanërisht do të shikohen nëse do të kenë kontakt me personat të cilët janë të përshirë në aktin akuzues për tentim të pengimit të drejtësisë”, vijoi ajo.
Ajo njoftoi se sot me kush është liruar edhe Haxhi Shala.
Ndërkaq, Mujku bëri të ditur se Prokurori Matt Halling ka pretenduar se dëshmitarët Wesley Clark dhe James Rubin nuk kanë qenë të interesuar për të vërtetën e UÇK-së.
Ndërkaq, të mërkurën nga ora 9:00 e mëngjesit, mbrojtja e Thaçit do të mbajë fjalën e saj.



