Avokati i Thaçit, gjykatësve: Dënimi do të ishte padrejtësi historike, s’mund ta rishkruani historinë e Kosovës
11 shkurt 2026
| 10:55
Luka Mishetiq, avokat i Hashim Thaçit, ka thënë se shpallja fajtor e ish-presidentit të Kosovës do të përbënte “padrejtësi historike”.
Ai u është drejtuar gjykatësve gjatë fjalës përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.
“Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave, që është standardi që duhet arritur që ju ta rishkruani historinë e Kosovës, në këtë rast për ta gjetur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni atë jofajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë ai, duke shtuar se prokuroria është duke shpërfillur gjithçka nga provat.



