Kurti: Do të themelohet Prokuroria e re e specializuar për çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit

11 shkurt 2026 | 22:10

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se do të themelohet Prokuroria e re e specializuar për çështje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai tha se reforma në drejtësi gjatë mandatit të ri do të jetë në fazën përfundimtare.

Kurti theksoi se Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet të ec përpara së bashku me Vettingun.

“Në këtë mandat reforma në drejtësi në fazën përfundimtare. Do të vazhdoj lufta kundër korrupsionit dhe ligji do tqë zbatohet pa frikë dhe pa favore gjithandej Republikës. Reforma në drejtësi nuk ka qenë vetëm synim.Ligji për Byronë duhet të ec përpara së bashku me Vettingun”, deklaroi Kurti.

Ai tha se do të themelohet edhe Zyra për Hetime Disiplinore. Reporteri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mandatari për kryeministër Albin Kurti, ka propozuar kabinetin e tij…