Tensione në seancën plenare, Berishës i ndërpritet fjala, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren
12 shkurt 2026
| 11:04
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer ironitë në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka thënë se mazhoranca po mbron “vithet” e Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas gjuhës së përdorur nga Berisha, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ia ka ndërprerë fjalën kryedemokratit.
Menjëherë, Berisha është rrethuar nga deputetët demokratë dhe garda, ndërsa Peleshi u ka kërkuar atyre të ulën.
Berisha: Parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta njerëz shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike.
Pelshi: Nuk mund të lejojmë këtë lloj fjalori në këtë Kuvend. Ndërpritet fjala.



