Gërvalla mban takimin e parë si ministre e Drejtësisë

12 shkurt 2026 | 12:38

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim Frank Schwabe, sekretar shteti parlamentar në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, deputet i Bundestagut gjerman nga radhët e SPD-së.

“Takimi me z. Schwabe ishte i pari, me mua si ministre e Drejtësisë dhe pati në fokus bashkëpunimin konkret në fushën e drejtësisë. Republika e Kosovës është një demokraci funksionale me orientim të pakthyeshëm euroatlantik, e ndërtuar mbi standardet më të larta të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, me një rend kushtetues që garanton barazi për të gjitha komunitetet. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës është pasqyrim i këtij realiteti institucional”, ka shkruar në “Facebook” Gërvalla.

Ajo ka thënë se angazhimi personal i Schwabes ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe në avancimin e stabilitetit në rajon.

“E falënderova z. Schwabe për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe Gjermania i kanë dhënë Kosovës, veçanërisht në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe theksova se Kosova do të vazhdojë të veprojë si faktor i përgjegjshëm, partner i besueshëm dhe shtet që kontribuon në vazhdimësi në sigurinë dhe zhvillimin demokratik të Evropës”, ka theksuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kosovare, KFF Mitrovica ka mbyllur afatin e transferimeve me…