Presidentja Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut

12 shkurt 2026 | 12:43

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka anuluar pjesëmarrjen e saj për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili ka theksuar se Presidentja është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën. “Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit”, ka thënë Kupina për RTKLive. Presidentja Osmani vazhdon të përqendrohet në çështjet e brendshme dhe zhvillimet prioritare për Republikën e Kosovës.

Konferenca e Sigurisë në Mynih është forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë. Ajo shërben si një platformë për nisma diplomatike që synojnë trajtimin e shqetësimeve më urgjente të sigurisë në botë. Objektivi i MSC-së është të ndërtojë besim dhe të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të konflikteve duke mbajtur një dialog të vazhdueshëm, të kuruar dhe joformal brenda komunitetit ndërkombëtar të sigurisë. Sot, MSC është forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë.

Ajo i koncepton konferencat e saj si një lloj “tregu idesh”, ku zhvillohen iniciativa dhe zgjidhje dhe ku shkëmbehen mendime. MSC ofron një hapësirë për nisma dhe ide diplomatike, zyrtare dhe jozyrtare, për të adresuar shqetësimet më të ngutshme të sigurisë globale. Gjithashtu, MSC ofron një hapësirë të mbrojtur për takime joformale midis zyrtarëve dhe kështu – sipas motos së saj origjinale ndërton paqen përmes dialogut.

Përveç konferencës së saj vjetore kryesore, MSC organizon rregullisht ngjarje të nivelit të lartë mbi tema dhe rajone të veçanta dhe publikon Raportin e Sigurisë së Mynihut, një përmbledhje vjetore me të dhëna, harta dhe studime mbi sfidat kryesore të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rodney Dixon, avokati i Kadri Veseli është duke vazhduar me…