Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

12 shkurt 2026 | 12:48

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin të ri në krye të qeverisë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Plenkoviq ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se shtetit kroat mbetet një përkrahës i fuqishëm i integrimit evropian të shtetit tonë.

“Urime kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe punën e përbashkët për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, ka shkruar Plenkoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë…