Trumpi do të takohet sot me ushtarët që arrestuan Maduron
13 shkurt 2026
| 08:07
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump do të takohen sot me personelin ushtarak amerikan që mori pjesë në operacionin që arrestoi presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.
Takimi do të zhvillohet në Fort Bragg në Karolinën e Veriut, me të pranishëm ushtarë të forcave speciale dhe anëtarë të familjeve të tyre. Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.
Në fund të janarit, presidenti amerikan iu referua operacionit për të kapur Presidentin Venezuelan Maduro, i cili tani është i burgosur në SHBA , ashtu si edhe gruaja e tij Celia Flores.



