Ali Ahmeti uron Haxhiun për zgjedhjen kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në detyrën e kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se zgjedhja e Haxhiut në këtë detyrë të lartë përbën një përgjegjësi të madhe dhe njëkohësisht një nder për të shërbyer me dinjitet para qytetarëve dhe për të ruajtur autoritetin e institucionit më të lartë përfaqësues të vendit.
“Si një nga çlirimtarët dhe shtetndërtuesit e Republikës së Kosovës, gjatë gjithë veprimtarisë sime në Kosovë dhe gjetiu, kam besuar gjithmonë se forca e shtetit buron nga institucione të forta, nga shteti i së drejtës dhe nga njerëzit e përkushtuar që i udhëheqin ato me integritet dhe përgjegjësi. Zgjedhja juaj në këtë detyrë të lartë përbën një përgjegjësi të madhe dhe njëkohësisht një nder për të shërbyer me dinjitet para qytetarëve dhe për të ruajtur autoritetin e institucionit më të lartë përfaqësues të vendit. Besoj thellë në të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe në kapacitetin e saj për të ecur përpara me hapa të sigurt, duke forcuar aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke avancuar integrimin në Bashkimi Evropian. Ju uroj punë të mbarë, vendimmarrje të drejtë dhe lidership që forcon demokracinë, unitetin institucional dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.



