Grenelli në mbështetjeje të pafajësisë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

13 shkurt 2026 | 14:16

I dërguari Special i presidentit Amerikan, Donald Trump për Misionet e Speciale të ShBA-së, Richard Grenell, ka shprehur mbështetjen e tij mbi pafajësinë e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Këtë e ka bërë me dije kreu u Grupit të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla.

Ky i fundit ka thënë se me Grenellin ka pasur nëj drekë punë në kuadër të Konferencës së Sigurisë Mynih.

“Konferenca e Sigurisë Mynih. Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të ShBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe ShBA. Ftesa për kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë. Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK-së”, ka shkruar Balla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zyrtarisht Mimoza Kusari ka pranuar detyrën nga ministrja e…