Komuniteti artistik dhe sportiv i Prizrenit mbështetë Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

13 shkurt 2026 | 16:22

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha sot gjatë qëndrimit  në Prizren është pritur në takim nga komuniteti artistik dhe sportiv i këtij qyteti, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha’’. Në këtë takim, u shpreh mbështetja dhe u bë thirrje për pjesëmarrje në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që organizohet nga platforma “Liria ka Emër” dhe do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha shprehu mirënjohje për përkrahjen e marrë nga artistët dhe sportistët, duke theksuar se ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.

Tashmë pjesëmarrjen në Marshin “Drejtësi, jo politikë” e kanë konfirmuar edhe kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka thënë se materialet…