Me iniciativën e veprimtarit Sali Bislimi, 30 deputetë zviceranë i drejtohen Gjykatës Speciale, kërkojnë proces të drejtë dhe të paanshëm

16 shkurt 2026 | 11:06

Pas rezolutave të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë po merr jehonë ndërkombëtare.

Me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve ndërkombëtare, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, së bashku me kryetarin e OVLUÇK-së, Hysni Gucati.

OVLUÇK ka njoftuar se adresimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të parimit të një procesi të paanshëm.

“OVL UÇK do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski është afër një rekordi historik në La Liga,…