Libri për katërshen e UÇK-së, “Kur heshtja flet”, Shala: Lindi si një nevojë e shpirtit tim, një ndjenjë e thellë

16 shkurt 2026 | 13:16

“Kur heshtja flet” është libri i prof. dr. Ahmet Shalës, akademik e ish-ambasador i Kosovës, i cili mblodhi të hënën në Prishtinë figura të rëndësishme, e përmes të cilit libër me qartësi e thellësi përshkruan gjykimin në Hagë kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fjalën e tij e nis me falënderimin e veçantë për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte i pranishëm, nga ku i dha kuptim edhe besimit të tij në Zotin të cilin thotë se kur ishte fëmijë nuk e dinte kush është.

E pranishme ishte edhe presidentja Vjosa Omani, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkëshortja e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, kryetarë komunash, deputetë, e ish luftëtarë të UÇK-së.

Shala ka thënë se librin shkroi si një qytetar i thjesht në lirinë që e sollën, duke iu referuar, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Ky libër nuk lindi për të qenë thjesht një botim. Lindi krejt rastësisht, mbase si një nevojë e shpirtit tim, një ndjenjë e thellë, e ndrydhur. Me shpirt të zemrës dhe një zë që shpërtheu fare spontanisht, për të folur dhe për të vepruar. Kur fillova të shkruaj, nuk shkrova si një akademik, diplomat apo studiues, por shkrova si një njeri i thjeshtë i këtij vendi, tanimë i lirë nga ata burra. Shkrova si një qytetar, si një shqiptar, si dikush që ka parë, dëgjuar, ka prekur dhe përjetuar vetë, por edhe ka parë në sytë e të tjerëve dhimbjen që nuk shuhet, drejtësinë e vonuar dhe dinjitetin që nuk dorëzohet kurrë. Përmes këtij libri flasin ata që prehen në parajsë, heronjtë tanë; flasin ata që janë aty ku nuk do të mund të ishin; flasin ata që heshtja i ka rënduar më shumë se çdo fjalë. Heshtja jonë, pra. Këtë libër fillova ta shkruaj pas takimit një më një me katër udhëheqësit tanë në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. I pashë me sy politik, e as diplomatike, e as studiues; por me syrin e njeriut të thjeshtë. I pashë jo si personalitete me funksione që kanë mbajtur, por si njerëz të zakonshëm, si bij, baballarë, bashkëluftëtarë, të atyre që prehen në Likoshan, Qirez, Gllogjan, Studime, Mej, Krushë, Izbicë e gjithandej në tokën e atdheut tonë. Kuptova diçka thelbësore: kuptova që historia e Kosovës nuk ndahet në kapituj sikurse në historitë e botuara”, ka thënë autori i librit, Ahmet Shala. /Ekonomia Online

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në…