Agjenda shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

16 shkurt 2026 | 18:39

Kosova nesër do të festojë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me një sërë manifestimesh shtetërore në mbarë vendin. Programi përfshin aktivitete solemne, homazhe, parakalime dhe koncerte.

Festimet do të nisin herët në mëngjes me ngritjen solemne të Flamurit të Kosovës, mbledhjen solemne e Qeverisë, ndërsa gjatë ditës janë parashikuar homazhe në vendet më të rëndësishme historike, përfshirë Monumentin e të Pagjeturve, Pllakën përkujtimore të fëmijëve të vrarë, Varrezat e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi, si dhe  Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Në kuadër të festimeve janë planifikuar gjithashtu seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, nderime te Monumenti i Heroinave, dhe parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Programi do të përmbyllet në mbrëmje me pritje shtetërore nga presidentja, kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri, si dhe me një koncert solemn të Filharmonisë së Kosovës.

Agjenda e plotë: 

7:00 –   Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverise)

7:20 –   Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)

7:30 –   Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi “Ibrahim Rugova”)

7:35 –   Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)

8:00 –   Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)

8:10 –   Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)

9:00 –   Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Prekaz)

10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)

11:25 – Nderime te Monumenti Heroinat (Rr. Luan Haradinaj)

11:30 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Rr. Luan Haradinaj)

17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetaria  e Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës

20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori Matt Halling pranoi se në dosjen e tyre përfundimtare…