Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha merr një vendim të papritur
16 shkurt 2026
| 19:22
Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha ka njoftuar se ka vendosur që mos jetë pjesë e garës politike në AAK në asnjë nivel organizativ. Këtë vendim ai thotë se e ka marrë në funksion të reformit të thellë dhe të domosdoshëm të partisë.
Sonte u mbajt takimi i Këshillit Drejtues të Degës në Pejë, ku, në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues në nivel qendror, u shpallën zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e nëndegëve të Pejës. Gjithashtu, janë formuar grupet punuese për mbarëvajtjen dhe administrimin korrekt të procesit zgjedhor”, shkruan ndër të tjera Berisha.



